Reali i Madridit ka marrë një fitore mjaft emocionuese në “Santiago Bernabeu”. Ekipi spanjoll ka përmbysur PSV-në me shifrat 5-1, duke dëshmuar dominimin e këtij sezoni në Champions League. Jude Bellingham-i ka folur oas ndeshjes, ku ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Viniciuesin, i cili ka kaluar një periudhë të vështirë kohët e fundit. I pyetur se cili është çelësi që paraqitjet e tij në fushë janë rritur kaq shumë, Bellingham-i nuk e ka menduar dy herë përgjigjen e tij: “Jose Mourinho”.
“Jam shumë i lumtur për Vinin. Goli i tij ishte momenti më i mirë i ndeshjes për klubin. Ai ishte i shkëlqyer. Të gjithë janë vërsulur ndaj tij, të gjithë kërkojnë një pretekst për ta goditur ashpër… ne jemi këtu për ta mbështetur.
Arsyeja pse janë përmirësuar paraqitjet e mia? Jose Mourinho. Pikë. Jose Mourinho vërtet ka ndryshuar gjithçka te Real Madridi. Ai e ndryshoi atmosferën. Ai gjithmonë lufton për ne, ndërsa ne luftojmë për të”, ka thënë Jude Bellingham-i./Sport Ekspres/