“Kanë dy vite që nuk fitojnë gjë dhe merren me ne”, Laporta godet Real Madridin: Janë të fiksuar me Barçën

Marrëdhia e dy klubeve legjendare si Reali i Madridit dhe Barcelona është në pikën më delikate në historinë e tyre. Deklaratat e drejtuesve të dy klubeve karshi njëri-tjetrit kanë kaluar në akuza dhe luftë mediatike. Së fundmi Joan Laporta ka thënë se do të kërkojë pagesë ndaj Realit të Madridit për përdorimin e emrit të Barcelonës. Sipas presidentit të klubit katalanas, “los blancos” janë të fiksuar me Barçën.

“Real Madridi nuk ka fituar asgjë prej dy vitesh, e për më tepër, po mendojnë të shesin një pjesë të klubit. Ajo që duhet të bëjnë është të japin shpjegime dhe të prezantojnë projektin e tyre… në vend që ta shpenzojnë kohën duke folur për ne.

Do t’i kërkojmë Real Madridit pagesë për përdorimin e emrit tonë. Ata duhet të ndalojnë së foluri për ne. Janë të fiksuar pas Barçës”, është shprehur Joan Laporta./Sport Ekspres/