Vedat Muriqi është krenari! Sulmuesi shqiptar është heroi i Fenerbaces, del lojtari i ndeshjes në Champions League

Vedat Muriqi vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer, duke u kthyer në protagonistin kryesor të Fenerbahçes në Champions League. Sulmuesi i Kosovës ka vendosur fatin e përballjes ndaj Shakhtar Donetsk, duke shënuar golin e vetëm të takimit dhe duke i dhuruar skuadrës turke një fitore shumë të rëndësishme në transfertë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të fazës së ligës, Fenerbahçe triumfoi me rezultatin 0-1 në “Stamford Bridge”, falë golit të Muriqit në minutën e 56-të. Sulmuesi shqiptar përfitoi nga një top i kthyer nga portieri kundërshtar pas goditjes së Mason Greenwood dhe me instinktin e një goleadori e dërgoi topin në rrjetë.

Muriqi kishte gjetur më herët edhe një herë rrugën e golit, por realizimi i tij në pjesën e parë u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull të mëparshëm.

Paraqitja e sulmuesit kosovar ishte vendimtare dhe u shpërblye edhe individualisht. Muriqi u vlerësua me notën 8.2 dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, duke lënë gjurmën e tij në një tjetër mbrëmje europiane.

Me këtë sukses, Fenerbahçe ngjitet në kuotën e 8 pikëve dhe forcon pozitat në garën për vazhdimin e aventurës në Champions League. Muriqi, ndërkohë, po tregon se është një nga armët më të rëndësishme të skuadrës turke. /Sport Ekspres/