Berat Gjimshiti ishte i pafat mbrëmjen e sotme. Mbrojtësi shqiptar u detyrua të linte fushën përpara kohe kundër Torinos. Kapiteni i Kombëtares kuqezi luajti vetëm 18 minuta dhe më pas u zëvendësua nga Gasperini.
Ndërkohë Xhanluka Di Marcio ka zbuluar edhe përgjigjen e testeve të para që janë kryer për Gjimshitin. Mësohet se mbrojtësi i Atalantës ka pëduar një tërheqje muskulare në kofshën e tij të majtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/