Arsenali ka humbur sot vendin e parë në renditje. “Topçinjtë” u mposhtën minimalisht 1-0 nga Aston Vila, e cila siguroi fitoren e 15 radhazi në Premier Ligë. Ndeshja u vendos nga goli i Mekgini në minutën e 7, teksa ekipet nuk arritën të shfrytëzonin dot rastet e tyre.
Humbja nuk u prit aspak mirë nga Mikel Arteta. Trajneri i Arsenalit gjendej në tribunë mbrëmjen e sotme dhe nuk ka pritur vërshëllimën përfundimtare të gjqytarit. Kamerat kanë filmuar spanjollin të lërë një minutë më herët ulësen e tij, për të hyrë në brendësi të stadiumit. Në fytyrën e tij dallohej qartazi mërzia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Arteta took the chant literally?? pic.twitter.com/Z4XgnlOQIN
— Matt (@Fry14Matt) December 9, 2023