Armando Broja e nisi më në fund një ndeshje si titullar te Chelsea. Sulmuesi shqiptar luajti nga minuta e parë kundër Evertoni në Premier League, teksa përfitoi nga momenti i dobët i lojtarit tjetër, Jakson.
Megjithatë lojtari i Kombëtares nuk arriti dot që të bënte një goditje në portë. Situatat e tij të rrezikshme para portës kundërshtare ishin shumë të pakta dhe Pochetino zgjodhi që ta largonte në minutën e 66.
Sa i përket tifozëve, mendimet e tyre janë të ndara në rrjetet sociale, Tëitter. Disa prej tyre mendojnë se Broja duhet të shitet menjëherë në janar pasi nuk po e shohin më në formën më të mirë ndërsa të tjerë, shprehen se Armandos duhet të vazhdohet që t’i jepet besimi pasi u përpoq të lodhte disi mbrojtësit kundërshtar. /Sport Ekspres/