Kosova është ende në kërkim të një trajneri. Koha është në favor të dardanëve pasi ndeshjet zyrtare do të jenë në shtator të 2024 dhe për këtë arsye, te Kosova mund të punojnë qetësisht për një trajner të ri.
Agim Ademi, kreu i FFK kishte një takim me Morenon, një emër i njohur për futbollin në Europë. Megjithatë ky i fundit e refuzoi Kosovën dhe sipas asaj që raporton “AS”, do të marrë kryesimin e ekipit në Rusi, Socchi, që mban vendin e fundit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/