Ernest Muci po kalon një moment shumë të mirë te Legia e Varshavës. Megjithatë sulmuesi shqiptar motivohet më shumë kur ka përballë ekipe të mëdha, jo më kot arriti ti shënonte tre gola skuadrës së Premier League, Aston Villa.
Për ish-kapitenin dhe legjendën e Legia Varshavës, Ivica Vrdoljak, ky lojtar është gati që të bëj hapin më të madh të karrierës. “E prisja që Muci do ta bënte këtë hap, nuk është fare surprizë për mua. Tregoi se po zhvillohet vazhdimisht, përparimi i tij është i dukshëm.
Sigurisht që nuk do të ndalet me kaq, është lojtari që Legia mund të fitojë shumë para. Ka potencial për të luajtur në kampionatet më të forta në Europë dhe për mua, është vetëm çështje kohe që kjo të ndodhi. Ka goditje shumë të mirë nga distanca, ky është avantazh i madh për të”, tha Vrdoljak. /Sport Ekspres/