Presidentët e ekipeve të mëdha në Europë kërkojnë që të ndryshojnë futbollin sipas rregullave të tyre. Sikur të mos mjaftonte vetëm ideja e çmendur e krijimit të Superligës Europiane, nga Barcelona dhe Real Madridi, presidenti i Napolit, De Laurentis, vazhdon me një ide tjetër.
“Ajo që ndodhi me Superligën është fantastike. Tani ne duhet të bëjmë një Serie A të nivelit të elitës, me 14 ekipe dhe pa të drejtë rënie nga kategoria. Unë do të bëja direkt një Serie E në Itali, ku në E të qëndronte vetëm elita, pra vetëm ato ekipe që kanë numrin më të madh të tifozëve”, tha De Laurentis. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/