Shqipëria ka një yll në gjirin e saj dhe një fuqi ende të papërdorur, Ernest Muçin. Pavarësisht luhatjeve në kampionat, 3 golat kundër Aston Villa, ekipit të Premier League, e kanë lartësuar imazhin e këtij futbollisti.
Në Poloni janë shumë të qartë me burimet afër klubit të Legias, janë të pafundme interesimet që po vijnë drejt Muçit, nga kampionatet më të mira në Europë. Për momentin askush nuk ka arritur dot që të sigurojë emrat e klubeve, por vlen të theksohet se ende nuk ka një ofertë zyrtare të mbërritur te Legia, janë të gjitha interesime.
Më e rëndësishme është fakti se “Sport.tvp” thekson: “Brenda Legias mund të dëgjoni se po bëhet gati transferimi më i madh në historinë e tyre”. E thënë ndryshe, Muçi do të shitet për të më tepër se 7 milionë euro pasi transferimi më i shtrenjtë i Legias deri tani ishte në vitin 2019 kur shiten portierin e tyre, Majeëski, te Monaco për shifrën e 7 milionë eurove. /Sport Ekspres/