Empoli po quhej ndryshe si ekipi i shqiptarëve. Ardian Ismajli dhe Etrit Berisha ishin dy titullarët e padiskutueshëm, por në disa ndeshje ishte edhe Stiven Shpendi që e niste nga minuta e parë. Megjithatë ndeshja e sotme do të jetë disi e pazakontë për Empolin pasi nuk ka asnjë futbollist shqiptar në të.
Ardian Ismajli, Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi e gjejnë veten në stol për ndeshjen kundër Lacios. Përpos të gjithave, Andreazoli i ka kthyer besimin portierit Capriele, duke rikthyer edhe njëherë tjetër Etrit Berishën pas shumë kohësh në pankinë. /Sport Ekspres/