Tirana ka fituar kundër Egnatias në transfertë me shifrat 5-0. Goli i parë i takimit u realizua në minutën e 25 nga Haxhiu. Në momentin kur Egnatia po kërkonte barazimin, në të 66, Aleksi do të ndëshkohej me karton të kuq. Kjo prishi gjithë ecurinë e takimit, teksa më pas Tirana shënoi 4 gola të tjera.
Latifi do të dyfishonte shifrat vetëm dy minuta më vonë pas kartonit të kuq, ndërsa Haxhiu trefishoi rezultatin në të 74. Abazah do të shënonte golin tjetër në të 82, ndërsa për të vulosur fitoren e thellë të Tiranës mendoi Latifi me dopietën e tij në minutën e 86. 5-0, Tirana ndjek hapin e Vllaznisë dhe e mbyll vitin me një fitore me shumë peshë. /Sport Ekspres/