Tirana arriti që të fitonte me shifrat 5-0 kundër Egnatias. Bardheblutë shpërfytyruan ekipin më në formë të momentit të Superiores, në ndeshjen e fundit të këtij viti. Por si arriti kjo ndeshje të mbyllej në një rezultat të tillë? I ftuar në “MCN TV”, Ardi Behar, ka hedhur hipotezën e tij.
“Lojtarët e Egnatias kanë qenë me valixhe me duar kur kanë dalë nga hoteli, nuk ishin të gatshëm për këtë ndeshje, po mendonin pushimet. Pavarësisht se Tirana kërkon respekt si emër, por pashë pak mendjemadhësi te Egnatia, si kampion të dimrit. Lojtarët e Egnatias nuk ishin në fushë, nuk e kuptoj dot ndryshe këtë interpretim. Ky ishte interpretim i gabuar i lojtarëve, nuk lidhet fare me trajnerin”, tha Behari. /Sport Ekspres/