Instituti i Statistikave të Futbollit, IFFHS ka publikuar renditjen me trajnerët më të mirë të vitit 2023 të ekipeve Kombëtare.
Në renditjen e publikuar për vitin 2023, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo është renditur në vendin e tetë.
Tekniku brazilian është vlerësuar mes 10 trajnerëve më të mirë në botë që drejtojnë ekipe përfaqësuese, duke u vlerësuar për arritjet e këtij viti me Shqipërinë, kualifikimi në kampionatin Europian “Gjermani 2024” dhe vendi i parë në Grupin E.
Në renditje trajneri Silvinjo ka lënë pas teknikun e Marokut, Walid Regragui i cili bëri shumë mirë me kombëtaren në Botërorin 2022 dhe trajnerin e Skocisë, Steven Clarke.
Para trajnerit Silvinjo janë renditur, Lionel Scaloni, Didier Deschamps, Roberto Martinez, Luis De La Fuente, Marcelo Bielsa, Hajime Moriyasu dhe Gareth Southgate.