Më datë 15 janar do të nisë kursi i radhës për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A. Ky kurs që organizohet nga Drejtoria Teknike e FSHF-së do të zhvillohet në Tiranë (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamëz) dhe do të jetë i ndarë në 6 periudha të ndryshme, nga muaji janar në muajin maj të vitit 2024, më konkretisht 15 – 20 janar, 12-17 shkurt, 11-16 mars, 08-13 prill, 01-11 maj dhe 27-31 maj.
Regjistrimet në kursin për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A kanë nisur dhe afati për t’u bërë pjesë e tij është i vlefshëm deri më 8 janar 2024.
Prandaj FSHF u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të nxitojnë që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij kursi shumë të rëndësishëm që është në përputhje me Konventën e Trajningut të UEFA-s, që parashikon njohjen reciproke nga të gjitha federatat evropiane të titujve UEFA B, UEFA A, UEFA PRO dhe Goalkeeper UEFA-B.
Për t’u regjistruar, të gjithë kandidatët duhet të plotesojnë kriteret/ kërkesat e mëposhtme:
Të kenë përfunduar Kursin UEFA B;
Të kenë një vit diferencë nga kryerja e kursit UEFA B;
Angazhimi si trajner në një klub ose Akademi me nivelin e licencës UEFA B (Përcaktimi i periudhës së angazhuar si trajner);
Fotokopje e ID ose e Pasaportës;
Fotokopje e Licencës Uefa-B;
CV e plotë
Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën [email protected], përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 08.01.2024. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.
Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: [email protected].