Manchester City aktualisht ndodhet i treti në Premier League me 40 pikë dhe është pesë pikë prapa Liverpool kryesues, me një ndeshje më pak. Qytetarët do të sulmojnë vendin e parë në javët në vijim.
Kupa e Kombeve në Afrikë dhe Kupa e Azisë janë dy turnetë që klubet i urrejnë më shumë. Në mesin e sezonit ata duhet t’i lëshojnë lojtarët e tyre në këto gara dhe kështu janë tejet të dobësuar.
Nëse shikojmë vetëm Anglinë, pesë skuadrat e mëdha do të dobësohen. Manchester United dhe Tottenham do t’i mungojnë nga tre lojtarë, përkatësisht Amrabat, Amad dhe Onana, ose Son, Sarr dhe Bissouma.
Salah dhe Endo do t’i mungojnë Liverpool-it, Elneny dhe Tomiyas nga Arsenali dhe Jackson nga Chelsea, i cili krijon shumë probleme për ulmin. I tillë nuk është rasti me Manchester City, skuadra e Guardiolës përbëhet nga lojtarë të Evropës dhe Amerikës së Jugut dhe trajneri nuk do të ketë aspak dhimbje koke për shkak të dy garave të përmendura. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/