Futbollisti legjendar, Sergio Ramos ka hyrë në një debat të ashpër me tifozët pasi ndërpreu intervistën e fundit.
Sevilla e përfundoi fazën e grupeve të Champions League në vendin e katërt dhe kështu mbeti pa avancuar më tej në Evropë. Skuadra është në gjendje të keqe edhe në Spanjë, ku pas 19 ndeshjesh me 16 pikë është vetëm në pozitën e 16-të në La Liga. Pas humbjes 2:0 në shtëpi nga Athletic Bilbao, tifozët ishin mjaft të pakënaqur.
Ndërsa Ramos bëri deklaratën e tij menjëherë pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, një grup prej disa tifozësh kishin diçka për të hedhur në drejtim të kapitenit, i cili nuk tregoi durim për ta.
” Trego pak respekt, po flasim. Tregoni pak respekt për njerëzit dhe këtë stemë. Respektoni njerëzit, themi ne. Na respektoni dhe mbyllni gojën, ikni”, tha Ramos. /Sport Ekspres/