Tomas Strakosha e nisi vitin 2024 me një fanellë titullari. Pas shumë javësh në stol, trajneri vendosi të shfrytëzonte ndeshjen e sotme në FA Cup kundër Wolverhampton-it për të hedhur në fushë nga minuta e parë portierin shqiptar. Brentfordi barazoi me shifrat 1-1 ndaj verdhezinjve, pavarëisht faktit se këta të fundit luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 9 e takimit.
Goditja e vetme në portë e Wolverhampton-it përfundoi në rrjetë. Strakoshta nuk mund të bënte dot asgjë për të shmangur eurogolin e Doyle-t nga distanca. Kualifikimi për në raundin pasardhës do të vendoset më 16 janar në ndeshjen e kthimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Tommy Doyle equalises for 10-man Wolves with a beauty! ??? pic.twitter.com/ZAnZtaQUL7
— SPORTbible (@sportbible) January 5, 2024