Nuk ka vend për surpriza në Arabinë Saudite. Barcelona ka mposhtur me shifrat 2-0 Osasunën dhe ka siguruar kualifikimin për në finale të Superkupës së Spanjës. Osasuna rezistoi deri në minutën e 59, kur Robert Levandovski e dërgoi topin në rrjetë dhe zhbllokoi rezultatin. Në minutën e 93-të, kur pritej vërshëllima e fundit e gjyqtarit, Lamin Jamal arriti të dërgonte sërish topin në rrjetë.
Futbollisti i Barcelonës vulos fitoren për katalanasit dhe hyn në histori si lojtari më i ri që shënon në debutimin në Superkupë. Tashmë Barcelonën e pret Reali i Madridit më 14 janar, duke nisur nga ora 20:00. “El clasico” e parë për këtë vit do të luhet në Arabinë Saudite dhe do të ketë vlerën e një trofeu, atë të Superkupës së Spanjës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??? Barcelona 2-0 Osasuna (Lamine Yamal)
Great work by João Félix. ??pic.twitter.com/2mo1oyPQIv
— EuroFoot (@eurofootcom) January 11, 2024