Kristjan Asllani mori disa minuta në ndeshjen e fundit të Interit kundër Monzës, atje ku Interi fitoi me shifrat 1-5. Në minutën e 62 të takimit, mesfushori shqiptar mori vendin e Calhanoglu. Paraqitja e lojtarit të Kombëtares ishte pozitive.
“Inter Neës” e ka vlerësuar në po këtë mënyrë Asllanin, i cili në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Fiorentinës do të jetë titullar. Kjo për shkak se Calhanoglu ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të ketë mundësi që të luajë ndaj Fiorentinë.
“Asllani do të ketë një tjetër mundësi që në minutën e parë, ku do të duhet të demonstrojë se është gati të marrë përsipër çelësat e mesfushës. Gjithashtu dhe mbi të gjitha për të mos na bërë të pendohemi për Calhanoglu, i cili do të jetë i padisponueshëm për shkak të numrit të kartonëve të verdhë që ka marrë”, shkruhet nga media italiane. /Sport Ekspres/