Rapidi i Bukureshtit duket si një ekip shqiptar. Në ndeshjen kundër Craiovas, në majën e sulmit gjendeshin Krasniqi, Rrahmani dhe Hasani. Të tre këta futbollistë janë shpallur si më të mirët e takimit.
Në ditën e djeshme, Rapidi fitoi me shifrat 4-3 ndaj Craiovas. Goli i parë u gjend nga Krasniqi pas pasimit të Hasanit. Ndërkohë goli i dytë i takimit është realizuar nga ana e Rrahmanit. Një performacnë mjaft e mirë për ish-lojtarin e Tiranës, Hasanin, i cili e gjeti menjëherë veten në këtë aventurë të re. /Sport Ekspres/