Udineze-Milan është ndërprerë. Shkak është bërë sjellja e tifozëve të Udinezes. Tifozët e bardhezinjve kanë ofenduar në kor Maignan-ë me bazë racore. Portieri i Milanit nuk e ka toleruar sjelljen e tifozerisë kundërshtare dhe shkoi menjëherë te arbitri për të paraqitur ankesën e tij.
Pas konsultimit me gjyqtarin e takimit, lojtarët e Milanit vendosën të lënë fushën e lojës në shenjë proteste. Një ngjarje aspak sportive për të cilën Federata Italiane e Futbollit pritet të marrë masat e duhura, teksa racizmi po zë gjithnjë e më shumë vend në Serinë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/