Nëse më parë Superiorja ka pasur gjithmonë dy lojtarë “yje” që spikasnin mbi të tjerët dhe kishin një konkurrencë mes tyre për numrin e golave, këtë sezon një gjë e tillë mungon. Nuk ka më rivalitete si ishte ai i fundit mes Xhixhës dhe Skukës.
Kur i hedh një vështrim listës së golashënuesve, në vendin e parë rezulton Bekim Balaj me 11 gola të shënuara. Pavarësisht kësaj forme të mirë, nga Balaj pritet akoma më shumë në Shkodër dhe nuk mund të konsiderohet si një “yll” i këtij sezoni.
Vendin e dytë e mban një lojtar i larguar tanimë nga Tirana, Hasani, me 10 gola të shënuara. Vendi i tretë i përket një sulmuesi që tani ka ndërruar jetë, Dëamena dhe i katërti një sulmuesi që nuk e sheh fushën gjithmonë për 90 minuta, disa herë e nis edhe nga stoli si Bintsuka. E gjitha kjo tregon se Superiorja mund të jetë përforcuar me lojtarë në mbrojtje, por ka humbur shumë në aspektin sulmues. /Sport Ekspres/