Ish-lojtari i AC Milan dhe Chelsea, Andrey Shevchenko u zgjodh unanimisht president i Federatës së Futbollit të Ukrainës.
Shevchenko mori 93 nga 94 vota të mundshme. Si një delegat, Shevchenko mund të kishte hedhur votën për të qenë 94 nga 94, por zgjodhi që të mos e bënte këtë.
Shevchenko është golashënuesi më i mirë i kombëtares së futbollit të Ukrainës me 48 gola në 111 ndeshje, të cilat i shënoi nga viti 1995 deri në vitin 2012. /Sport Ekspres/