Kevin Haveri është pranë marrëveshjes që do ta bëjë atë lojtar të Katanias. Zbulimi i Edoardo Rejës në Kombëraten shqiptare është kthyer në Torino pas huazimit nga Askoli. Në Serinë B nuk pati minutat e nevojshme, prandaj është parë e udhës për të gjetur një ekip të ri për të ardhmen e tij.
Mbrojtesi i majtë nuk do të qendrojë gjatë në Torino, ekip që zotëron kartonin e tij. Mediat italiane raportojnë se transferimi i tij drejt Katanias në Serinë C është thuajse i kryer. Formula e transferimit të Haverit do të jetë ajo e huazimit me të drejtë blerjeje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/