Një lajm i pabesueshëm na vjen nga Anglia, nëna e yllit të Manchester Cityt, Phil Foden, Claire Roëlands, u arrestua në gjendje të dehur dhe e kaloi natën në paraburgim nga policia.
Claire dyshohet se hoqi kapelen një burri dhe më pas ndodhi incidenti. Ajo u nxorr jashtë nga klubi i natës, më pas u kundërpërgjigj edhe policia, duke e dërguar në stacion dhe në fund ajo bëri një deklaratë tronditëse.
“Unë thjesht isha e dehur. U argëtova pak. Ia bëra një djali më parë. Nuk mund ta besoja se mund të futesha në telashe se i hoqa kapelen dikujt. Kjo është mënyra ime për t’u argëtuar, i heq kapelen dikujt dhe e vendos përsëri”, tha mamaja e Foden. /Sport Ekspres/