Jurgen Klopp largohet nga Liverpool pas gati nëntë vitesh. Trajneri që i bëri Reds një nga skuadrat më të fuqishme në botë dhe fitoi gjithçka, largohet në fund të sezonit. Është e sigurt që të gjithë tifozët e Liverpool janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë me ta pas largimit të gjermanit të famshëm.
Dhe ndërsa nga njëra anë mund të shqetësohen për të ardhmen, nga ana tjetër mund të marrin frymë lehtë pasi Klopp nuk do të punojë më në Premier League, gjë që ai vetë e pranoi. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së FA Cup kundër Norëich, trajeri tha se mund të punojë kudo, por jo sërish në Angli.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por asnjë klub, asnjë vend, për vitin e ardhshëm dhe asnjë klub tjetër anglez kurrë më”, tha Klopp. “Unë mund ta premtoj këtë. Edhe nëse vdes nga uria, nuk do të drejtoj kurrë një klub tjetër anglez”, tha ish-strategu i Borussia Dortmund. /Sport Ekspres/