Legia e Varshavës ka arritur që të fitojë me shifrat 3-1 ndaj Dinamos së Kiveit në një ndeshje miqësore. Nga minuta e takimit ka luajtur edhe Ernest Muci, që përkundër të gjithë zërave në merkato, vazhdon të jetë pjesë e ekipit polak.
Goli i parë i takimit do të vinte nga sulmuesi shqiptar. Pas një krosimi të saktë nga krahu i djathtë, Muci goditi saktë me kokë duke arritur që të mposht portierin kundërshtar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/