Arsenali ka marrë sot tre pikë mjaft të rëndësishme në Ligën Premierë. “Topçinjtë” mposhtën Liverpulin me shifrat 3-1, duke e ngushtuar kështu në vetëm 2 pikë diferencën me vendin e parë. Një fitore për të cilën duhet të falenderojnë edhe portierin e të kuqve.
Van Dajku dhe Alison Bekeri nuk u kuptuan me njëri-tjetrin në rasti ne golit të dytë të ndeshjes, duke i dhënë mundësinë Martinelit të dërgonte topin në portën e zbrazët. Mbrojtësi holandez e la topin për ta kontrolluar portieri, por ky i fundit e bëri veten të dukej si amator. Alison Bekeri kërceu në ajër pa arritur ta largojë dot topin me këmbë. Gabimi trashanik i tij bëri që topi të binte në zotërim të Martinelit, që e pati fare të lehtë të shënonte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
MARTINELLI MAKES IT 2-1 FOR ARSENAL WHAT WAS VAN DIJK AND ALLISON DOING ????????????? #ARSLIV pic.twitter.com/38qQcHwWcK
— 17 (@DxBruyneSZN) February 4, 2024