Xhanluixhi Donaruma u kthye në “San Siro”, por këtë herë me fanellën e PSG-së mbi supet e tij. Tifozët e Milanit i kanë uruar mirëseardhjen në mënyrën e tyre. Kuqezinjtë janë hakmarrë mbrëmjen e sotme për tradhëtinë që portieri italian i bëri dy vite më parë. Donaruma u kritikua pa masë për arsyen se zgjodhi paratë përpara zemrës.
Pikërisht paratë ishin edhe mjeti i oërdorur nga tifozët e Milanit për të përmbushur hakmarrjen e tyre. Nga tribuna pas porte e “San Siro”-s në drejtim të portës së mbrojtur nga Donaruma janë hedhur para me fytyrën e portierit të stampuara në to. Ky episod oa ndodhur në momentin kur pritej nisja e sfidës mes Milanit dhe PSG-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Los aficionados del Milán tirando billetes falsos a Donnarumma por abandonarlos gratis para irse al PSG. #MilanPsg pic.twitter.com/gE2WZQIIUC
— MT (@MadridTotal_) November 7, 2023