Një befasi e bukur është ajo e Jordanisë në Kupën e Azisë. Kjo Kombëtare kushton vetëm 13 milionë euro në total dhe sot ishte në një gjysmëfinale kundër Koresë së Jugut. Ndërkohë nga ana e kundërshtarit, vetëm Son vlerësohet me 50 milionë euro nga Transfermarkt.
Por diferenca e madhe në letër, nuk u përkëthye në rezultat. Jordania arriti që të fitonte me shifrat 2-0 falë golave të Al Naimat dhe Al Tamari. Përqindja e topit ishte 30 me 70 në favor të koreanëve, por ishte Jordania ajo që prek finalen e Kupën e Azisë për herë të parë në histori. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/