Mbrëmja e sotme ka rezervuar befasi në Ligën e Kampionëve. Lacio ”ka shokuar” Bajernin e Mynihut në “Olimpiko”. Megjithëse në letër shihen si favoritët për të fituar kompeticionin, bavarezët janë larguar me kokën poshtë nga kryeqyteti i Italisë.
Ndeshja ka përfunduar me shifrat minimale 1-0 në favor të bardhekaltërve. Takimi u vendos në miutën e 9, kur Imobile mposhti Nojernin nga pika e bardhë e penalltisë. Si për të mos mjaftuar goli, Bajernit iu desh të luante me një lojtar më pak për pjesën e mbetur të ndeshjes, as daljes me karton të kuq të Upamekanos.
Ndërkohë në krahun tjetër, PSG-ja ka bërë detyrën kundër Real Sociedadit. Parisienët kanë fituar me shifrat 2-0. Mbape zhbllokoi rezultatin në minutën e 58, ndërsa në të 70 ishte Barkola që vulosi shifrat përfundimtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??? GOAL | Lazio 1-0 Bayern Munich | Immobile
IMMOBILE OPENS THE SCORING FOR LAZIO!pic.twitter.com/dQjHe0x9kE
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 14, 2024