Lojtarët e Bayernit kanë zhgënjyer sërish tifozët e tyre mbrëmjen e djeshme, këtë herë me një humbje nga Lazio në Champions League.
Bayerni ishte favorit absolut, ata dërguan 17 goditje, por asnjëra prej tyre nuk hyri në kornizën e portës. Në fund skuadra e Lacios fitoi me rezultat 1:0.
Pas ndeshjes, një deklaratë mjaft interesante është bërë nga Thomas Muller pasi gazetari e ka pyetur atë se çfarë nuk shkoi për skuadrën e tij.
“Është shumë e qartë. Ne i humbëm rastet në pjesën e parë. Trajneri kishte një plan shumë të mirë, por ne lojtarët jemi fajtorë. Ne duhet të shënojmë gola kur krijojmë raste.
Pjesa e parë ishte e mirë, por në pjesën e dytë bëmë gabime. Gabime të tmerrshme në këtë nivel. Penalltia ishte për të ardhur keq, por Immobile tërhoqi katër lojtarë dhe ne nuk e morëm topin. Në fund të gjysmë ore me një lojtar më pak, rezultati është në rregull. Duhet të vijnë edhe në Mynih…”, ka thënë Muller. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/