Tirana shkarkon trajnerin një ditë përpara ndeshjes, Ahmataj largohet nga stoli i bardhebluve

Tirana ka marrë një vendim të papritur një ditë përpara ndeshjes kundër Teutës, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Klubi bardheblu ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Julian Ahmatajn. Gazetari Ylli Aga ka konfirmuar lajmin në studion e emisionit “Elite Show” në “Supersport”.

“Sapo më erdhi konfirmimi. Tirana e ka shkarkuar trajnerin Ahmataj. Nesër do të jetë trajneri i ri në stol. Nesër do të vendoset”, ka thënë Ylli Aga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/