Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi kundër Atalantës. Leao do të shënonte një gol spektakolar që në minutën e 3.
Megjithatë ashtu siç pritej, kjo nuk ishte një ndeshje e lehtë për kuqezinjtë. Koopmeiners barazoi shifrat me atë të penalltisë në të 42, duke mbyllur historinë e ndeshjes në 1-1. Kështu Milani heq dorë në një farë mënyre nga lufta për titullin kampion, duke mos mbajtur dot ritmin e Interit të pandalshëm. /Sport Ekspres/