Të gjithë u çuditën në ndeshjen e fundit të Fulham, që fitoi në transfertë ndaj Manchester United me rezultatin 1-2. Armando Broja doli në nxehmje që në fillimin e pjesës së dytë, për 40 minuta dhe nuk u aktivizua nga trajneri i Fulham.
E gjitha kjo ishte e çuditshme edhe për faktin se trajneri i Fulham kishte në dispozicion edhe dy zëvendësime të tjera, por nuk zgjodhi që të kryejë. Sipas informacioneve të publikuar në “Sport Ekspres”, ka pasur një bisedë mes trajnerit të Fulham dhe Armando Brojës. (Për detajet rreth kësaj bisede dhe situatës së Armando Brojës te Fulham klikoni videon më poshtë).
Pas përfundimit të pjesës së parë, trajneri i Fulham i ka thënë Brojës se nëse nuk do të shkonte mirë ndeshja, do të futej në fushë, pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore. Por nëse situata do të shkonte në favor të Fulham, Broja nuk do të aktivizohej. /Sport Ekspres/