Zinedin Zidani është një nga emrat e përfolur për të zëvendësuar Ten Hagun në stolin e Mançester Junajtedit. Por Tomas Graveseni, i cili ka qenë shok skuadre me ish-mesfushorin e njohur, hedh poshtë këto zëra. Ai ka thënë për “Discovery +” se vetë trajneri franez i ka pohuar se do të pranonte të drejtonte vetëm tre skuadra. Sipas tij, Zidani është i hapur vetëm për Marsejën, Realin e Madridit dhe Kombëtaren e Francës.
“Kam folur me Zidanin dy vite më parë dhe më tha se janë vetëm tre pozicione që ai do të pranonte. Ato janë Marseja, Reali i Madridit dhe Kombëtarja e Francës”, ka thënë Tomas Graveseni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/