Ernest Muçi dhe Semih Kilicsoy janë dy talentet e mëdhenj aktualisht te Beshiktashi. Menjëherë pas mbërritjes së shqiptarit te gjigandët turq, të dy këta lojtarë kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore të ngushtë së bashku.
Për shkak të talentit dhe potencialit të madh, moshës së vogël dhe ngjashmërisë fizike, jo më kot e kemi cilësuar Semih Kilicsoy si vëllain binjak të Ernest Mucit. Por kjo dyshe do të ndahet në fundin e këtij sezoni.
Mediat në Turqi raportojnë se Manchester City ka hyrë seriozisht në garë për transferimin e Kilicsoy. Kosto totale e operacionit do të shkojë 50 milionë euro dhe nëse kjo ndodh, do t’i bënte jo pak punë Rei Manajt. Beshiktashi po sheh mundësinë e transferimit të sulmuesit shqiptar dhe padyshim që largimi i Kilicsoy do t’i hapte rrugën Manajt për të pretenduar vendin e titullarit te gjigandët turq, pasi me Kilicsoy në skuadër, do të kishte thuajse zero shanse. /Sport Ekspres/