Kristjan Asllani po merr vlerësime të mëdha në mediat italiane. Më në fund mesfushori shqiptar po merr hapësirë në ndeshjet e vërteta të Interit dhe deri tani, shpërblimi ka qenë në mënyrën më të mirë për Inzagin.
Gazetari italian, Alfredo Pedulla, ka vlerësuar performancat e fundit të Asllanit në një analizë të fundit për mediat fqinje. “Kristjan Asllani është një talent i jashtëzakonshëm për mua. Ai tani luan me një personalitet që nuk e kishte më parë, pavarësisht që ka luajtur pak”, tha Pedulla. /Sport Ekspres/