Skënder Gega ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë” në Youtube, atje ku diskutoi për legjionarët e Kombëtares dhe njëkohësisht duke prekur edhe Superioren. Gega është ndalur te Ernest Muçi, Rei Manaj apo edhe Armando Broja. (Për të parë emisionin e plot me intervistën me Skënder Gegën, klikoni më poshtë)
“Unë e kam ndjekur Ernest Mucin edhe në Shqipëri. I ka pasur të gjitha këto cilësi që ka sot, padyshim. Ishte më i njomë, ndoshta ishte pak më i brishtë nga mosha. Por me ato cilësi që ai ka, mund të bëjë hapa gjigand. Nuk jam i surprizuar fare nga kjo që po bën Muci. Unë jam i parimit se një lojtar që luan mirë futboll, është çështje marketingu ku luan. Një lojtar që godet mirë portën në Air Albania, njef goditjet standarte dhe ka shpejtësi, nuk ka rëndësi origjina e tij. Mund ta bëjë në ekip më të mirë, madje i lehtësoi puna atje se ata që e rrethojnë kanë më shumë kualitet. Por kjo nuk e rrit kualitetin e tij, ato i ka marrë diku tjetër.
Më mirë shohim djemtë tanë që na bëjnë krenar, se boll jemi krenuar me italianët dhe anglezët gjithë jetën. E vlerësoi Dejan Stankovic pas Tirana-Zvezda? Po nuk ka nevojë të vijë Stankovic dhe ta thotë, ne duhet të besojmë te fjala e njëri-tjetrit. Vërtet nuk kemi luajtur me Lacion, por në Shqipëri ka shumë njerëz që e njohin futbollin dhe i shohin cilësitë, por nuk kanë forcën për ti bërë PR që i bën një i huaj dhe ne themi: “Ou, e tha filani”. “E ka thënë Moxhi”, thonin dikur te Partizani. Moxhi shumë mirë, dihet karriera e tij e madhe, por mund ta thotë edhe dikush, një ish i Partizanit se një lojtar ka cilësi. Pse duhet të marrim vetëm fjalën e të huajve? Iku ajo kohë.
Rei Manaj? Në Europian janë tre ndeshje, e di që është keq të jashtë listës. E njoh personalisht, ka qenë pjesë e Kombëtares, nuk është zbulim. Manaj po zbulon veten pasi ka ardhur në shina. Është rritur te Interi, ka qenë pjesë e Barcelonës. Tani të abuzosh dhe të thuash, por kujt t’ia zinte vendin te Barcelona, Mesit t’ia zinte vendin? Por gjithë eksperienca e tij dhe sfidat që k akluar, është e mjaftueshme për të ëndërruar Kombëtaren”, tha Gega. /Sport Ekspres/