Në ditën e djeshme është zhvilluar një derbi shqiptarësh në Turqi. Pendikspor, ekipi ku luan edhe Endri Cekici, është ndeshur kundër Konyaspor, ku luan Sokol Cikalleshi dhe Ethem. Konyaspor ia doli që të fitonte me shifrat 0-2 falë golave të dy shqiptarëve.
Fillimisht ishte Cikalleshi që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë tifozët e Pendikspor në Tëitter tregojnë se gjatë penalltisë, Cekici po instruktonte portierin e Pendikspor se ku duhej të hidhej për të pritur penalltinë Cikalleshit. Si një njohje e vjetër, Cekici i tregoi portierit se duhej të hidhej në anën e majtë, pasi Cikalleshi aty preferon t’i gjuajë 11-metërshat, por këtë herë, sulmuesi zgjodhi krahun tjetër dhe dërgoi topin në rrjetë. /Sport Ekspres/