Vllaznia ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Erzenit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një tjetër përballje që do të shkojë në kohën shtesë, pasi në ndeshjen e parë Erzeni kishte fituar me po të njëjtat shifra ndaj shkodranëve.
Ekipi i Qatip Osmanit e mbylli pjesën e parë në rrugën e duhur të kualifikimit. Mala në të 13 dhe Balaj në të 45 i dhanë qetësinë në rezultatin 2-0. Por në të 63, autogoli i Stojanovic i solli shpresën Erzenit, ku tanimë do të jetë koha shtesë ose penalltitë që do të vendosin për ekipin që do të kalojë në gjysmëfinale. /Sport Ekspres/