Medon Berisha do të jetë pjesë e listës së Alban Bushit për dy ndeshjet e muajit mars kundër Finlandës U21 dhe Zvicrës U21. Mesfushori shqiptar po ngjitet në hierarkinë e Leçes, ku nga një element i rëndësishëm i ekipit të të rinjve, tashmë është bërë pjesë e stolit të ekipit të parë. Madje, 20-vjeçari bëri edhe debutimin e tij në Serinë A në përballjen kundër Interit.
Mediat italiane zbulojnë se edhe këtë herë, Medon Berisha ka marrë ftesën e Shqipërisë U21. Kuqezinjtë e vegjël do të përballen më 22 mars me bashkëmoshatarët e Finlandës, ndërsa më 26 mars do të presin në shtëpi Zvicrën U21. Të dyja ndeshjet janë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian për grupmoshën U21./Sport Ekspres/