Rekordi fantastik i Bajer Leverkusenit vazhdon. 35 ndeshje të pathyeshë nën drejtimin e Ksavi Alonsos këtë sezon. Karabagu rrezikoi deri në minutat e fundit ecurinë e jashtëzakonshme të “aspirinave”, por pa mundur të marrë dot fitoren.
Ekipi azer befasoi Leverkusenin në pjesën e parë të takimit. Benzia në minutën e 26 dhe Zhuninjua në minutën e 45+2 e dërguan Karabagun në epërsi në dhomën e zhveshjes. Ksavi Alonso ndërhyn në fraksionin e dytë të lojës, duke aktivizuar lojtarët më të rëndësishëm të tij. Vendimet e tij në fund u shpërblyern. Virtci ngushtoi shifrat në minutën e 70, ndërsa në minutën e 92-të ishte Patrik Shiku ai që shkundi rrjetën.
Rezultati përfundimtar fiksohet në shifrat 2-2, duke bërë që Bajer Leverkuseni të numërojë plot 35 ndeshje pa humbje këtë sezon. Minuta në këtë përballje të vlefshme për fazën e 1/16-ve të Ligës së Europës pati edhe për Redon Xhixhën, i cili hyri në fushë në pjesën e dytë të lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/