Enea Mihaj ka dhënë së fundmi një intervistë për portalin grek “Sport time”. Mbrojtësi shqiptar ndër të tjera ka folur edhe për suksesin e arritur nga Kombëtarja kuqezi, kualifikimin për në Euro2024. Mihaj ka treguar se një meritë e madhe i shkon Silvinjos, që diti të sjellë një atmosferë tjetër në skuadër.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që arritëm të kualifikoheshim dhe që mora pjesë në këtë proces. Është hera e dytë në historinë e vendit që ai ia del mbanë. Në 2016-n dhe 2024-n. Është një ëndërr e realizuar. Punoj çdo ditë për t’u përgatitur. Është ëndrra e çdo futbollisti të jetë në një event të tillë. Silvinjo solli një atmosferë tjetër në Kombëtare. Ai ishte një futbollist i madh dhe ka shumë njohuri. Besoj se do të zërë ekipe të mëdha në të ardhmen. Na ka ndihmuar shumë si grup dhe është një pjesë e madhe e suksesit”, ka thënë Enea Mihaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/