Granada kërkon 10 milionë euro për Myrto Uzunin, dy klube të njohura të La Ligës piketojnë sulmuesin shqiptar

Sezoni i ri pritet ta gjejë Granadën në La Liga 2, por jo Myrto Uzunin. Sulmuesi shqiptar pëlqehet nga dy klube të elitës së Spanjës. “Todofichajes.com” bën me dije se Sevija dhe Real Betisi po ndjekin situatën e lojtarit nga Berati.

Sevija duket më e avantazhuar për të siguruar shërbimet e Uzunit, por prania e Betisit në garat e UEFA-s është kartë joshëse për klubin andaluzian. Ndërkohë, Granada synon të mbushë arkat me 28-vjeçarin. Bardhekuqtë kërkojnë të paktën 10 milionë euro për ta lënë të lirë Myrto Uzunin./Halit Deliabashi-Sport Ekspres/