Armando Broja është tërbuar te Fulham! Trajneri i kësaj skuadre vazhdon që të aktivizojë pak minuta, ndërsa këtë herë u fut në fushë në minutën e 80, kur rezultati ishte 2-0 në favor të Ëolves.
Trajneri Silva zgjodhi që të luajë me dy sulmues, me Muniz dhe Brojën për 10 minuta. Menjëherë u vu re një driblim i bukur dhe shpërthim i Brojës, që duke përdorur trupin, tregoi qartë urinë për të luajtur, duke hedhur përtokë rivalin me trup.
Gjithashtu Armando i fitoi të gjitha duelet ajrore dhe sot ishte një 10 minutësh që i përafron shumë me kohën e tij të artë. Në sekondën e fundit, nga një pasim me thembër i Armando Brojës, Iëobi do të shënonte për të realizuar golin e nderit në humbjen 2-1 ndaj Ëolves. /Sport Ekspres/