Chesterfieldi është thuajse i shpallur kampion në National League në Angli. Kjo skuadër ndodhet 20 pikë larg vendit të dytë, ndërsa lojtari kryesor i saj është shqiptari Armando Dobra. Në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Flyde në shifrat 4-1, Dobra realizoi golin e parë të takimit.
Deri tani, Dobra ka realizuar 10 gola në kampionat, por ka fituar zemrat e tifozëve me mënyrën sesi luan në fushën e blertë, me driblimet dehëse dhe spektaklin që turpëron kundërshtarin. Ndërkohë tifozët e Chesterfield janë parë me flamurin shqiptar në respekt të Dobrës në ndeshjen e luajtur kundër Flyde. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/