Kukësit ka marrë një tjetër fitore të madhe. Pasi ka mposhtur Partizanin dhe ka kaluar më tej në Kupën e Shqipërisë, këtë herë verilindorët ia kanë dalë në kampionat. Në shifrat 1-0, kështu kanë arritur që të fitojnë përballë Laçit.
Në minutën e 52 të takimit, Beshiraj arriti që të kalojë në avantazh Kukësin. Kështu do të mbyllej kjo përballje, me Kukësin që merr një fitore të madhe. Nëse do të humbte në këtë ndeshje, atëherë Kukësi do të përshëndetej me elitën e futbollit shqiptar praktikisht, edhe pse jo zyrtarisht. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:
Devolli: “Urime djemëve, kemi 2 ndeshje pa pësuar gol dhe rezultat më i mirë nuk ka ku shkon. Dimë të vuajmë, dimë të sakrifikojmë, dimë të vuajmë pisët. Djemtë kanë dëshirë, janë çuna të rinjë, edhe nëse luajnë 120 minuta pasnesër, prapë e përballojnë. Po të mos kisha shpresa për të mbijetuar nuk do të vija në Kukës, se nuk jam i çmendur. Ia kam thënë djemëve që në ditën e parë: “Nuk dua njeri të mërzitur këtu se kush luan dhe kush jo. Kapeni mundësinë, bujrum, ja ku është fusha”. Jemi pjekur tani, dimë të vonojmë aksion dhe të luajmë me rregull. Futbolli ka edhe hile, duhet menaxhimi i rezultatit, vonesa e lojës kur portieri gjuan topin, këto janë hilet e futbollit”.