Atletiko Madridi dhe Interi do të luajnë sot përballjen e dytë mes tyre në Ligën e Kampionëve. Zikaltrit fituan minimalisht 1-0 në ballafaqimin e parë mes tyre, por ende nuk e kanë të sigurt kualifikimin. Përpara i pret një kundërshtar mjaft i vështirë si Atletiko e Madridit, që ka ditur gjithmonë t’i hapë telashe edhe ekipeve më të mëdha të Europës.
E si për të mos mjaftuar niveli i skuadrës, punën e Interit e vështirëson më shuëm edhe tifozeria spanjolle. Mbështetësit e Atletikos janë grumbulluar jashtë stadiumit “Vanda Metropolitano”, duke “skuqur” qiellin me tymuese. Ambienti gumëzhin nga koret e tifozëve spanjollë, që duket se do ta kthejnë stadiumin në një “ferr” të vërtetë për ekipin e Inzagit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Atletico Madrid fans outside Metropolitano Stadium ahead of the Uefa Champions League 2nd leg against Inter Milan#UCLpic.twitter.com/LpJtkReI7B
— New Sheriff? (@NewsheriffUtd) March 13, 2024